Ndërlidhjet

Ish-kryeministri kroat dhe partia e tij akuzohen për korrupsion


Prokurorët kanë ngarkuar akuza të reja për korrupsion kundër ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader dhe partisë së tij konservatore.

Partia kroate e Bashkimit Demokratik, e cila humbi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare javën që shkoi, akuzohet se ka vjedhur paratë e shtetit për përdorime të papërshtatshme.

Prokurorët thonë se disa zyrtarë të partisë dyshohet se kanë përfituar rreth 5.5 milionë dollarë, prej të cilave, dyshohet se 3 milionë i kanë takuar Sanaderit.

Ish-kryeministri kroat veçse do të paraqitet në gjykatë lidhur me akuzat për marrje të mitos nga kompani hungareze dhe austriake. Sanader i mohon këto akuza.
XS
SM
MD
LG