Ndërlidhjet

Karzai nuk po kërkon një mandat të tretë


Zëdhënësi i presidentit afgan, Hamid Karzai ka bërë të ditur se presidenti nuk është duke planifikuar fshehtazi ndryshimin e kushtetutës së vendit, në kërkim të një mandati të tretë qeveritar.

Raportet e mediave kanë cituar një dokument të Shërbimeve Gjermane të Inteligjencës, që thotë se Karzai po kërkonte një leje të veçantë për të udhëhequr vendin, pas përfundimit të misionit të NATO-s në Afganistan në vitin 2014.

Por zëdhënësi i presidentit, Aimal Faizi tha se Karzai nuk ishte duke planifikuar ndryshimin e kushtetutës, që lejon një president të ketë vetëm dy mandate.

“Karzai nuk planifikon të mbesë në pushtet pas mandatit të tij të dytë”, ka thënë Faizi për agjencinë e lajmeve, AFP.
XS
SM
MD
LG