Ndërlidhjet

Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut


Në mbarë botën sot shënohet Dita për të Drejtat e Njeriut, një përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u adoptua në vitin 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në 63 vjetorin e shënimit të kësaj dite, përmes një mesazhi shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut, Navi Pillaj tha se vitin që po e lejmë pas, njerëzit kanë përdorur mediat sociale, si Fejsbukun dhe Tuiterin , për të protestuar kundër regjimeve të ndryshme nëpër botë.

Pillaj tha se pushteti këtë vit në veçanti ishte zhvendosur në botën arabe, pasi që burra, gra dhe fëmijë të jashtëzakonshëm kishin përdorur mediat sociale për të konfrontuar regjimet.

Ajo tha se qeveritë tani nuk e kanë mundësinë për të monopolizuar shpërndarjen e informacioneve dhe të censurojnë pikëpamjet që sfidojnë aktivitetet e tyre.
XS
SM
MD
LG