Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Komunistët e Moldavisë protestojnë kundër qeverisë


Të paktën 15 mijë përkrahës të Partisë Komuniste në Moldavi kanë protestuar sot, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Agjencia ruse e lajmeve, Interfax njofton se rreth 60 mijë protestues kanë marshuar sot rrugëve të kryeqytetit Shisinau, për të shfaqur mllefin e tyre kundër partisë në pushtet, Aleancës për Integrime Evropiane, që komunistët e shohin si shumë pro perëndimore.

Një zyrtare e partisë, Lurie Muntean tha se vendi po udhëhiqet nga Brukseli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bukureshti.

Qeveria pro-perëndimore është në pushtet që nga viti 2009, kur mposhti në zgjedhje partinë komuniste.

Zgjedhjet presidenciale në Moldavi pritet të mbahen me 16 dhjetor.
XS
SM
MD
LG