Ndërlidhjet

Irani thotë se ka zbuluar një fushë masive të gazit


Ministri i gazrave të Iranit ka thënë se vendi i tij ka zbuluar një fushë jashtëzakonisht të madhe të gazit natyral në Detin Kaspik.

Faqja zyrtare e ministrisë citon ministrin Rostam Qasemi të ketë thënë se fusha është e vendosur brenda kufijve detarë të Iranit, në një thellësi prej 700 metrave dhe përmban rreth 50 mijë miliardë metra kub gaz.

Qasemi tha se Irani veçse ka të evidentuar 11 mijë miliardë metra kub rezerva të gazit në Detin Kaspik, pa përfshirë zbulimin e fundit.

Irani është vendi i dytë në botë që ka më së shumti rezerva të gazit natyral, pas Rusisë.
XS
SM
MD
LG