Ndërlidhjet

Nacionalistët protestojnë në Moskë, një ditë pas protestave antiqeveritare


Rreth 300 nacionalistë kanë protestuar sot në Moskë, në të njëjtin lokacion ku dje u mbajtën protestat masive antiqeveritare.

Duke bartur flamurin perandorak rus, ata kërkuan që tu jepet hapësirë më e madhe rusëve etnikë në politikat shtetërore.

Kjo protestë vjen një ditë pas protestave të shumta që u mbajtën në gjithë Rusinë, kundër rezultateve zgjedhore të 4 dhjetorit, në të cilat partia në pushtet e Vlladimir Putinit fitoi shumicën e votave.

Këto protesta, që u transmetuan edhe në televizionin shtetëror, i detyruan zyrtarët që ta pranojnë publikisht se qytetarët rusë janë të pakënaqur me votimin e fundit.
XS
SM
MD
LG