Ndërlidhjet

Medvedev refuzon kërkesat e protestuesve për votime të reja


Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev tha se ai nuk pajtohet me kërkesat e paraqitura në protestat e djeshme mbarëkombëtare për zgjedhje të sërishme parlamentare.

Vetëm në Moskë me mijëra njerëz u mblodhën dje për të kërkuar zgjedhje të reja dhe lirim të protestuesve të arrestuar.

Medvedev shkroi sot në faqen sociale të internetit, Fejsbuk, se ai nuk pajtohej me këto slogane dhe kërkesa të protestuesve.

Ai përsëriti se kishte lëshuar udhëzime për kontrollim të të gjitha qendrave zgjedhore në ditën e votimit, për të parë nëse kishte shkelje eventuale.
XS
SM
MD
LG