Ndërlidhjet

Protestuesit në Jemen kërkojnë gjyq për presidentin


Mijëra njerëz po protestojnë në Jemen, duke kërkuar që presidenti Ali Abdullah Saleh të ballafaqohet me gjyq për shkak të goditjeve vdekjeprurëse të regjimit ndaj protestave të muajve të fundit.

Protestat e sotme po zhvillohen në kryeqytetin Sana dhe në qytete tjera të vendit.

Pas shumë muajsh presionesh, Saleh nënshkroi një marrëveshje muajin e kaluar për të dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, me kusht që të fitonte imunitet nga ndjekja penale.

Marrëveshja nuk arriti që t’i ndalë protestat, të cilat filluan shkurtin e kaluar, me thirrjet e protestuesve për largimin e tij.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, në një pjesë të kryeqytetit, ku anëtarët fisnorë të armatosur janë përleshur me forcat e Salehut, janë dëgjuar pesë eksplodime. Një mjek ka bërë të ditur se dy njerëz janë lënduar, njofton agjencia e lajmeve, AP.
XS
SM
MD
LG