Ndërlidhjet

Në Siri, ushtarët luftojnë rebelët


Raportohet se ushtarët sirianë i kanë luftuar rebelët, në një prej betejave më të mëdha në nëntë muajt e fundit në Siri.

Sipas raportimeve, thuhet se trupat qeveritare kanë hyrë në qytetin Busra al-Harir. Agjencia e lajmeve Reuters thotë se eksplodime dhe makineri të rënda armësh janë dëgjuar atje, si dhe në afërsi të Lujahut. Nuk raportohet për ndonjë viktimë.

Ndërkohë, aktivistët e opozitës kanë thënë se ata është dashur ta mbyllin pjesën më të madhe të Damaskut dhe qyteteve të tjera, me anë të grevave.

Ndërsa ministri i jashtëm i Francës, Alan Zhype tha se Parisi besonte se Siria qëndronte prapa sulmeve që lanë të plagosur para dy ditësh paqeruajtësit francezë në Liban.
XS
SM
MD
LG