Ndërlidhjet

Burra të armatosur sulmojnë konvojin e NATO-s


Policia lokale bëri të ditur se persona të armatosur në jugperëndim të Pakistanit kanë sulmuar një konvoj të NATO-s, duke vrarë vozitësin e kamionit.

Një zyrtar i lartë policor tha se tetë burra të armatosur i janë afruar konvojit me motoçikleta, në distriktin e Bolanit në Balushistan, duke e detyruar konvojin që të ndalet dhe më pas filluan të gjuajnë në drejtim të tij.

Konvoji u sulmua përderisa po kthehej në Karashi, nga kufiri afgan, të cilin Pakistani e ka bllokuar për furnizuesit e NATO-s, në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore të 26 nëntorit, që lanë të vrarë 24 ushtarë pakistanezë.

Incidenti në Boltan vjen pas sulmeve të së enjtes, kur burra të armatosur shkatërruan 34 kamionë në Kueta.
XS
SM
MD
LG