Ndërlidhjet

Eshton, Fyle: Presim përparim të Serbisë kah BE-ja


Serbia tash mund t’i bëjë hapat përfundimtarë në mënyrë që në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ta fitoj statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kanë kumtuar sot shefja e politikës së jashtme të BE, Ketrin Eshton, dhe komisionari për zgjerim, Shtefan Fyle.

Ata mëtutje janë shprehur të inkurajuar për përparimin në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës, me ndërmjetësimin e BE-së.

“Marrëveshja e fundit, e arritur para një jave dhe sinjalet pozitive të paradokohshme në zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, tregojnë se në mënyrë të vendosur lëvizim në drejtim të duhur”, vlerësojnë Eshton dhe Fyle.
XS
SM
MD
LG