Ndërlidhjet

HRW: 'Uzbekistani ka dështuar në sigurimin e të drejtave themelore"


Grupi për të drejtat e njeriu, Human Rights Watch, thotë se Uzbekistani ka dështuar të sigurojë qytetarët e vet me të drejtat themelore ligjore, pavarësisht disa reformave në vitet e fundit.

Në një raport të ri të publikuar sot, HRW thotë se tortura mbetet e përhapur gjerësisht, aktivistët e të drejtave të njeriut janë duke lënguar në burg dhe avokatët janë duke u heshtur.

Raporti është i bazuar në më shumë se 100 intervista të bëra në Uzbekistan në mes të viteve 2009 dhe 2011.

Grupi i të drejtave të njeriut të thotë se "megjithë këtë arkiv të dhënash të abuzimit dhe të represionit, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe qeveritë individuale kryesore evropiane kanë dobësuar në vitet e fundit ndjeshëm qëndrimin e tyre për të drejtat e njeriut drejt Tashkentit, për shkak të rëndësisë strategjike të Uzbekistanit për Afganistanin, si një rrugë tokësore për trupat e NATO-s dhe furnizimet".
XS
SM
MD
LG