Ndërlidhjet

Arrestohen dhjetë të dyshuar për krim të organizuar


Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës ka arrestuar 10 persona të dyshuar, ndërsa ka konfiskuar gjësende të ndryshme si prova të veprimtarisë kriminale të këtij grupi.

Sipas kumtesës së lëshuar nga Policia e Kosovës bëhet fjalë për: Radovan. Zh (1983); Milan. S (1985); Ivica. E (1984); Ivana. S (1987); Ivan. S (1988); Blerim. N (1976); Bekim. A (1972); Urosh. J (1983); Nenad. K (1982); Maja. D (1987).

"Personat e dyshimtë për një kohë të gjatë kanë vepruar si grup i organizuar (serbë dhe shqiptarë) duke vjedhur vetura të ndryshme në rajone të ndryshme të Kosovës, ku më pastaj i dërgonin në Mitrovicën Veriore dhe përmes ndërlidhësve bënin kompromise për kthimin e veturave të vjedhura te pronarët, duke përfituar shuma të mëdha të parave", thuhet pos tjerash në kumtesën e policisë.
XS
SM
MD
LG