Ndërlidhjet

Nga sulmi në Belgjikë kanë mbetur 5 të vdekur


Zyrtarët belgë njoftojnë se nga sulmi i djeshëm i një personi me një granatë dore, në qendër të qytetit Liezh, kanë mbetur pesë persona të vdekur, përfshirë edhe sulmuesin. Raportohet se nga ky sulm kanë mbetur edhe rreth 100 persona të plagosur.

Ministria e punëve të brendshme ka bërë të ditur se ende nuk dihen qartë motivet e sulmit, por dihet se nuk ishte një sulm terrorist.

Autoritetet belge kanë treguar se sulmuesi, Norodin Amrani, 33 vjeçar, ishte qytetar i Liezhit dhe në vitin 2008 kishte qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje, si pjesë e një bande kriminale.
XS
SM
MD
LG