Ndërlidhjet

Presidenti pakistanez pritet të dalë nga spitali


Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari pritet që të lirohet ditën e enjte nga spitali në Dubai.

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e presidentit citon mjekët të kenë thënë se të gjitha testet kanë përfunduar, rezultatet janë brenda suazave të normales dhe se ai duhet të pushojë në shtëpi, pas daljes nga spitali.

Zëdhënësi i presidentit, Farhatullah Babar i ka thënë agjencisë së lajmeve, AFP, se Zardari do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë e tij në Dubai, duke mos treguar se kur do të kthehet në Pakistan.

Zardari, 56 vjeçar, ishte dërguar në një spital në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi përkeqësimit të shëndetit të tij, javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG