Ndërlidhjet

Tadiq: Mbani nën kontroll ekstremistët në veri


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar sot në Beograd se për ta fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia duhet t’i bindë “bashkëkombësit në Kosovë që të mos hapin zjarr në pjesëtarët e KFOR-it dhe që të vënë nën kontroll ekstremistët”.

“Pengesë për mua është fakti se si president i Serbisë, nuk kam sistem operacional, s’kam ushtri dhe as polici në Kosovë, e as institucione shtetërore, me të cilat do të mund ta mbroja popullatën tonë atje”, ka thënë Tadiq, duke shtuar se rrjedhimisht, s’ka as mjete me të cilat do të “ndikonte tek disa ekstremistë në mesin e popullatës serbe”.

“Me sulme ndaj KFOR-it, ekstremistët mund të rrënojnë gjithë atë që Serbia ka arritur deri tash”, ka thënë presidenti serb, duke ftuar serbët në Kosovë që në radhë të parë të mbrojnë jetët e tyre, por edhe të mbajnë nën kontroll ata ekstremistë, të cilët “do të dëshironin të luftonin edhe pak”, ka thënë Tadiq.
XS
SM
MD
LG