Ndërlidhjet

Shiraku shpallet fajtor për korrupsion


Një gjykatë franceze e ka shpallur sot fajtor për korrupsion ish-presidentin francez, Zhak Shirak dhe i ka dhënë atij një dënim prej dy vjetësh burgim me kusht.

Shirak, i cili ishte president i Francës që nga viti 1995 deri në vitin 2007, është kryetari i parë i vendit që dënohet që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai u shpall fajtor për keqpërdorim të fondeve publike dhe abuzim të besimit, nga koha kur ishte kryetar i Parisit, nga viti 1977 deri në vitin 1995.

Shiraku ishte akuzuar se kishte paguar aleatët e vet politikë për pozita të punës që nuk ekzistonin fare. Ai vazhdimisht i ka mohuar këto akuza.

Ish-presidenti 79 vjeçar nuk ishte i pranishëm në gjykatë kur u dha vendimi, pasi që mjekët e tij thanë se ai vuante nga lëkundjet me kujtesën.
XS
SM
MD
LG