Ndërlidhjet

Konvoji me ndihma ruse hyn në Kosovë


Konvoji prej 27 kamionësh me ndihma ruse për banorët serbë të veriut të Kosovës ka kaluar sot në mëngjes vendkalimin kufitar në Jarinë.

Nën përcjellen e tri makinave të misionit evropian për sundimin e ligjit, Eulex, konnvoji është nisur në drejtim të Zveçanit, ku edhe gjendet depoja e Kryqit të Kuq të Serbisë.

Mediat serbe njoftojnë se gjatë natës së mbrëmshme, zyrtarë të EULEX-it kanë kontrolluar dokumentacionin e konvojit dhe sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, sot është lejuar hyrja e tij.
XS
SM
MD
LG