Ndërlidhjet

Vriten 50 persona në Egjipt


Aktivistët thonë se të paktën 50 persona janë plagosur sot në Kajro gjatë përleshjeve midis policisë dhe protestuesve anti-qeveritarë.

Kjo ndodhi kur protestuesit hodhën makinat në zjarr dhe hodhën gurë ndaj policisë ushtarake që ruajnë selinë e qeverisë, dhe policia qëlloi në ajër në përpjekje për të shpërndarë rreth 300 demonstruesit.

Protestuesit ishin zemëruar nga rrahja që thuet se i është bërë aktivistit të burgosur Aboudi Ibrahim, pasi ai u arrestua jashtë selisë së qeverisë në qendër të Kajros.

Protestuesit kanë qëndruar në kampe për tre javë jashtë ndërtesës së qeverisë për të parandaluar hyrjen e kryeministrit të ri, Kamal al-Ganzouri.

Protestuesit e vlerësojnë al-Ganzourin, i cili ka shërbyer edhe nën presidentin Hosni Mubarak, si pjesë të regjimit që u përmbys nga kryengritja popullore në shkurt.
XS
SM
MD
LG