Ndërlidhjet

Plagosen dy policë në Kazakistan


Prokurorët në Kazakistan thonë se të paktën dy policë u plagosën në përleshjet me protestuesit sot në qytetin perëndimor të naftës Zhanaozen.

Sipas njoftimeve të pakonfirmuara nga aktivistët e të drejtave të punonjësve, disa demonstrues mund të kenë vdekur.

Qindra punonjës kanë protestuar për paga më të mira dhe kushte të punës.

Gati 1000 punonjës janë pushuar nga puna për shkak të mbajtjes së grevës, por demonstratat kanë vazhduar.
XS
SM
MD
LG