Ndërlidhjet

BE me sanksione kundër zyrtarëve në Bjellorusi


Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione për dy zyrtarë nga Bjellorusia të përfshirë në gjykimin e aktivistit për të të drejtat e njeriut, Ales Bialjatski.

Bialjatski, udhëheqësi i grupit të ndaluar për të drejtat e njeriut "Vyasna" (Pranvera), dhe një kritik i shquar i presidentit Aleksandër Lukashenko, u dënua me 4 vite e gjysmë burg për evazion fiskal në nëntor, duke ngritur kundërshtime në BE dhe Shtetet e Bashkuara.

Të dy zyrtarët (pa emër), përballen me ngrirje të pasurive dhe ndalimin e udhëtimeve, duke sjellë deri në një total prej 210 numrin e individëve në shënjestër nga sanksionet e BE për të protestuar goditjen ndaj shoqërisë civile në Bjellorusi.
XS
SM
MD
LG