Ndërlidhjet

OBT-ja pranoi Rusinë


Organizata Botërore e Tregtisë e pranoi sot Rusinë si anëtare të OBT-së, pas 18 vite negociatash.

Rusia ka marrë ftesën zyrtare për t'u bashkuar në një takim ministror të OBT-së në Gjenevë.

Rusia ka qenë duke u përpjekur për t'u bashkuar me OBT-në që nga viti 1993, por negociatat në mënyrë të përsëritur dobësoheshin.

Zgjidhja përfundimisht u arrit muajin e kaluar, kur Gjeorgjia - vendi i fundit që bllokonte hyrjen e Rusisë - hoqi kundërshtimet e saj.

Anëtarësimi i Rusisë në OBT nuk do të hyjë në fuqi deri sa të ratifikohet nga Duma e shtetit, gjë që pritet të ndodhë nga mesi i vitit 2012.
XS
SM
MD
LG