Ndërlidhjet

Egjipt: 8 të vrarë e 300 të plagosur


Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit ka bërë të ditur se tetë njerëz janë vrarë dhe rreth 300 janë plagosur gjatë përplasjeve ndërmjet forcave të sigurisë dhe protestuesve, në qendër të Kajros.

Përplasjet filluan mëngjesin e djeshëm, pas shpërndarjes së lajmit se forcat e sigurisë kishin ndaluar dhe rrahur një protestues. Niveli i dhunës është rritur në Egjipt, pasi më shumë se 40 njerëz u vranë gjatë përleshjeve të muajit të kaluar në Kajro.

Protestuesit po kërkojnë që këshilli ushtarak, i cili është duke e udhëhequr vendin që nga largimi i Hosni Mubarakut, menjëherë t’ia transferojë pushtetin autoriteteve civile.

Dhuna e fundit në Egjipt vjen pas mbajtjes së zgjedhjeve të para, të lira, parlamentare, që nga largimi i Mubarakut.
XS
SM
MD
LG