Ndërlidhjet

Paneta viziton Libinë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta është shefi i parë i Pentagonit që po e viziton Libinë. Ai ka arritur për një vizitë në Tripoli, e cila vjen pas rënies së Muamer Gadafit, i cili qëndroi në pushtet për 42 vjet me radhë.

Vizita e Panetës mendohet të zgjasë vetëm disa orë. Ai planifikon të takohet me anëtarët e qeverisë tranzitore të Libisë.

Kjo vizitë vjen pas lajmërimit të Kombeve të Bashkuara, SHBA-ve dhe Britanisë së do t’i hiqnin sanksionet Bankës Qendrore të Libisë, si dhe Bankës së Libisë për Investime të Huaja, duke zhbllokuar kështu miliarda dollarë.
XS
SM
MD
LG