Ndërlidhjet

Trupat e fundit amerikane tërhiqen nga Iraku


Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se konvoji i fundit i trupave amerikane sot ka kaluar nga Iraku në Kuvajt, duke kompletuar kështu tërheqjen e forcave amerikane ushtarake përfundimisht nga ky vend.

Kolona e fundit prej rreth 100 automjetesh të blinduara që mbanin rreth 500 trupa amerikane është raportuar të ketë kaluar shkretëtirën jugore të Irakut në Kuvajt gjatë natës.

Kjo tërheqje vjen gati nëntë vjet pasi ushtarët amerikanë udhëhoqën Irakun për të rrëzuar regjimin e Sadam Huseinit dhe për të kërkuar armët e shkatërrimit në masë.

Sundimi iSadamit u rrëzua, por armët e shkatërrimit në masë që supozohej se i posedonte regjimi i asaj kohe nuk u gjetën kurrë.

Në kulmin e luftës, më shumë se 170.000 trupa amerikane kanë qenë në Irak, në më shumë se 500 baza.

Pothuajse 4500 ushtarë amerikanë dhe më shumë se 100.000 irakianë kanë vdekur në konfliktin që filloi në mars të vitit 2003.
XS
SM
MD
LG