Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në Filipine


Numri i të vdekurve nga vërshimet dhe rrëshqitja e tokës në Filipine është rritur në rreth 500.

Kryqi i Kuq tha sot se 497 persona kanë vdekur dhe më shumë se 160 janë të zhdukur si pasojë e stuhisë tropikale, i cila goditi Filipinet jugore të premten mbrëma.

Kryqi i Kuq paralajmëroi se ka gjasa të konfirmohen edhe më shumë viktima. Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë strehim në qendrat e evakuimit.
XS
SM
MD
LG