Ndërlidhjet

Ngushllime për vdekjen e Havelit nga mbarë Evropa


Ngushllime nga e gjithë Evropa kanë ardhur për ish-presidentin e Çekisë, Vaclav Havel, i cili vdiq sot pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 75 vjeçare.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se vendi i saj ishte duke mbajtur zi për humbjen e "një evropiani të madh".

Nga ana e tij, ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e vlerësoi Havelin si "shpirtin e revolucionit çek" dhe një "pionier për ribashkimin Evropian".

Në Austrinë fqinje, presidenti Hajnc Fisher e quajti Havelin "një evropian të madh, shkrimtar dhe humanist". Ndërsa, ministri i jashtëm, Majkell Spindeleger, e përshkroi presidentin e ndjerë çek si një "figurë të jashtëzakonshme dhe një intelektual".

Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzhi Buzek, tha se "Vaclav Haveli ishte dhe do të mbetet një hero".

Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt ka shkruar në rrjetin social Tëeeter se Haveli ishte "një prej evropianëve më të mëdhenj të kohës sonë".

Ndërsa, ish-kreu i shtetit polka, Leh Valesa, tha se ai besonte që Haveli do të duhej të ishte nderuar me Çmimin Nobel.
XS
SM
MD
LG