Ndërlidhjet

Talebanët pajtohen për një zyre politike


Një negociatore kyçe e qeverisë tha sot se talebanët janë të gatshëm për të hapur një zyrë jashtë Afganistanit, një hap ky drejt zhvillimit të bisedimeve të paqes ballë-për-ballë me qeverinë afgane.

Arsala Rahmani, një anëtare e lartë e Këshillit të Lartë të Paqes së Afganistanit, tha se sot "komandantët e lartë të Talibanëve " kishin "rënë dakord për një zyre politike".

Kjo lëvizje pason një seri të përpjekjeve të dështuara në bisedimet me afganët dhe aleatët e tyre perëndimorë. Në nëntor, presidenti afgan Hamid Karzai hodhi poshtë negociatat me talebanët derisa grupi i kryengritësve kishin një adresë në të cilën ai mund të kontaktonte me ta.

Javën e kaluar, Afganistan tërhoqi ambasadorin nga Katari, pasi një gazetë indiane njoftoi se një marrëveshje ishte arritur për një zyrë të talebanëve në shtetin e Gjirit.

Raporti ka alarmuar Kabulin, i cili pret që kjo të jetë bazë për bisedime të paqes.
XS
SM
MD
LG