Ndërlidhjet

Obama shpreh ngushllime për vdekjen e Havelit


Presidenti amerikan Barak Obama ka dhënë një deklaratë lidhur me vdekjen e ish-presidentit çek, Vaclav Havel..

Në këtë deklaratë Obama ka thënë se Haveli paraqet "rezistencën paqësore që tronditi themelet e një perandorie, e zbrazëtinë e një ideologjie shtypëse, dhe dëshmoi se lidershipi moral është më i fuqishëm se çdo armë".

Obama shtoi se Havel ka "frymëzuar brezat për të arritur vetëvendosje dhe dinjitet në të gjitha pjesët e botës".
XS
SM
MD
LG