Ndërlidhjet

Shqetësim në rritje për situatën në Egjipt


Ka një shqetësim ndërkombtar në rritje lidhur me goditjen ndaj protestuesve në Egjipt.

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në tre ditët e përleshjeve mes forcave të sigurisë dhe protestuesve në sheshin Tahrir të Kairos.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se ishte "thellësisht e shqetësuar" për dhunën dhe u bëri thirrje autoriteteve për të dhënë llogari për shkelje të të drejtave të demonstruesve.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon dënoi atë që ai e quajti “përdorim të tepruar të forcës” që po përdoret kundër protestuesve.
XS
SM
MD
LG