Ndërlidhjet

SHBA dhe BE të shqetësuara me gjendjen në Bjellorusi


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Bjellorusisë sot për lirimin dhe rehabilitimin e të gjithë të burgosurve politikë, duke shprehur shqetësimin rreth përkeqësimit të kushteve të të drejtave të njeriut në këtë vend.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton dhe përfaqsuesja e lartë e BE-së, Ketrin Eshton, shprehën shqetësim në lidhje me "disa raporte të besueshme të trajtimit poshtërues dhe çnjerëzor të të burgosurve politikë" të kapur në goditjen nga qeveria e presidentit Aleaksander Lukashenko.

Klinton dhe Eshton kanë bërë thirrje për lirimin e Ales Beljatskit, i cili ishte burgosur në nëntor, si dhe kandidatëve presidencialë Andrei Sanikau dhe Mikalai Statkeviq.

Deklarata thotë se përmirësimi i marrëdhënieve të Bjellorusisë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian është "i kushtëzuar" me progresin e Minskut në respektimin e të drejtave themelore të njeriut, sundimin e ligjit dhe të parimeve demokratike.
XS
SM
MD
LG