Ndërlidhjet

Ndërron jetë udhëheqësi i Koresë Veriore


Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Xhong-Il ka ndërruar jetë.

Televizioni shtetror i Koresë së Veriut njoftoi se 69 vjeçari ka vdekur më 17 dhjetor në një udhëtim me tren.

Edhe pse nuk është dhënë arsyeja e saktë, televizoni shtetëror tha se Kim kishte vdekur nga mningarkesa fizike dhe mendore e punës.

Mediat e Koresë së Jugut raportuan se forcat ushtarake të vendit janë vënë në alarm emergjent pas këtyre lajmeve dhe se kabineti pritej të takohet për një seancë të jashtëzakonshme.

Kim besohet të ketë pësuar një sulm në zemër në vitin 2008, por analistët thonë se udhëtimet e fundit në Kinë dhe Rusi tregonin se shëndeti i tij ishte përmirësuar.

Varrimi i liderit korean do të bëhet në Pjongiang, më 28 dhjetor.
XS
SM
MD
LG