Ndërlidhjet

Falimenton kompania e automjeteve Saab


Prodhuesi suedez i veturave, që kalonte nëpër periudhë të vështirë financiare, Saab, ka aplikuar për falimentim.

Bordi i “Swedish Automobile” tha se grupi kinez Youngman ka njoftuar se do të tërhiqet nga planet për të investuar në Saab dhe se aplikimi për falimentim ishte “në interes të aksionarëve”.

Shkas për vendimin e Youngman-it ishte njoftimi gjatë fundjavës i ish probarit të Saab-it, General Motors(GM) se nuk do të lejojë që teknologjia që kontrollohet nga GM dhe që është pwrdorur nga Saab, t’i shitet investitorëve kinezë.

Swedish Automobile morri kontrollin mbi Saab nga General Motors në
vitin 2010.

Kompania është përballur me vështirësi financiare, ndërsa 3400 punëtorët e saj ende nuk kanë marrë pagat e nëntorit.
XS
SM
MD
LG