Ndërlidhjet

Kajro: Policia provon t’i largojë protestuesit


Forcat e sigurisë kanë lëvizur herët në mëngjes në Sheshin Tahrir në Kajro, për të larguar protestuesit, të cilët po kërkojnë që sunduesit ushtarakë të vendit të japin dorëheqje.

Raportet nga kryeqyteti egjiptian tregojnë se protestuesit janë larguar nëpër rrugë anësore.

Përderisa protestuesit po hyjnë në ditën e pestë të protestave, numri i të vrarëve ka arritur në 13, ndërsa raportohet për qindra të lënduar.

Një gjeneral i ushtrisë, në një konferencë tha se ‘forcat djallëzore’ po kërkojnë të mbjellin kaos në vend. Ai tha se ushtarët kanë treguar vetëpërmbajtje , pavarësisht provokimeve nga individë që po mundohen të djegin ndërtesa dhe të krijojnë përçarje ndërmjet ushtrisë dhe qytetarëve.
XS
SM
MD
LG