Ndërlidhjet

SHBA: Më shumë përkushtim në Azinë Qendrore


Në një raport të ri, Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit Amerikan thotë se Uashingtoni duhet të mbajë një balancë ndërmjet nevojave afatshkurtra të luftimit dhe interesave afatgjata të promovimit, për një Azi Qendrore të qëndrueshme dhe demokratike.

Ky raport, i përpiluar nga stafi i Komitetit, është bazuar në një vizitë të muajit tetor në atë rajon dhe thotë se Uashingtoni duhet ta ndryshojë tregimin, në mënyrë që t’i bindë vendet e Azisë Qendrore se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani deri në vitin 2014 nuk do të thotë braktisje.

Në raport thuhet se zyrtarët nga shtetet e Azisë Qendrore kanë frikë se tërheqja mund ta rrisë trafikimin e drogës dhe të shkaktojë një hapësirë sigurie për grupet ekstremiste.
XS
SM
MD
LG