Ndërlidhjet

SHBA-ja e shqetësuar për dhunën në Kazakistan


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësime të thella lidhur me shpërthimin e fundit të dhunës në perëndim të Kazakistanit.

Përleshjet në mes të policisë dhe protestuesve, përfshirë edhe grevistët e naftës, kanë lënë javën kaluar të paktën 14 të vdekur e 80 të plagosur, në qytetin Zhanaozen.

Departamenti amerikan i shtetit ka lëshuar një deklaratë përmes së cilës bën thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët.

SHBA-ja gjithashtu ka shprehur shqetësime lidhur me bllokimin e disa formave të komunikimit, si pasojë e protestave dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të vendit që të rivendosin të gjitha linjat e komunikimit në rajon sa më shpejt që të jetë e mundur.
XS
SM
MD
LG