Ndërlidhjet

Putin mbanë fushatë në Lindjen e Largët


Kryeministri rus, Vlladimir Putin e ka vizituar rajonin Tiva, për të mobilizuar përkrahësit e tij para zgjedhjeve presidenciale të marsit të vitit 2012.

Putini dhe partia e tij në pushtet, Rusia e Bashkuar janë ballafaquar me protesta në qytete të mëdha nga e gjithë Rusia, kundër mashtrimeve të supozuara dhe rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit.

Sidoqoftë, në Miva, një rajon në kufi me Mongolinë, Putini është pritur sot nga turma brohoritëse.

Ai gjithashtu e ka vizituar këtë rajon për të shënuar fillimin e ndërtimit të hekurudhës së parë të Tivas, e cila do ta lidhë këtë vend, të njohur për burimet natyrore dhe kafshët e egra, me pjesën tjetër të rajonit.
XS
SM
MD
LG