Ndërlidhjet

Turqia arreston 38, mbi 10 gazetarë


Raportet flasin se policia ka arrestuar të paktën 38 njerëz, disa nga ta gazetarë, në një bastisje në agimin e sotëm në pjesë të ndryshme të Turqisë, si pjesë të hetimeve për lidhjet mes aktivistëve kurdë dhe Partisë Popullore të Kurdistanit(PKK).

Agjencia shtetërore e lajmeve Anatolia, tha se më shumë se 10 gazetarë nga agjencia pro kurde e lajmeve Dicle, janë arrestuar.

CNN turk tha se policia ka bastisur edhe zyrat e disa agjencive tjera në tërë Turqinë dhe se ka konfiskuar kompjuterë dhe dokumente.

Muajin e kaluar, më shumë se 100 njerëz janë arrestuar në aksione të njëjta.

Më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin në mes të Partisë Popullore Kurde dhe shtetit, që kur militantët lansuan kryengritjen e tyre të armatosur në vitin 1984.

Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë PKK-në si organizatë terroriste.
XS
SM
MD
LG