Ndërlidhjet

Rahoj, kryeministër i ri i Spanjës


Ligjvënësit spanjollë votuan sot kryeministrin e ri, liderin konservativ Mariano Rahoj. Ata miratuan programin e tij, që përmban shkurtime buxhetore dhe reforma të rrepta ekonomike.

I ballafaquar me presion urgjent për rregullimin e ekonomisë së Spanjës, me 5 milionë njerëz të papunë dhe me paralajmërimet për një recesion të ri, Rahoj, 56 vjeç, është zotuar në krijimin e vendeve të reja të punës, në spastrimin e bankave dhe risgurimin e investitorëve mbi financat e vendit.

Për spanjollët, kjo nënkupton thellim të shkurtimeve të shpenzimeve, që tashmë kanë nxjerrë në rrugë mijëra protestues.
XS
SM
MD
LG