Ndërlidhjet

Mediat serbe: Arestohet Zvonko Veselinoviq


Zvonko Veselinoviq nga Mitrovica është arrestuar në territorin e Kopaonikut nën dyshimet se është marrë me aktivitet kriminale, kanë bërë të ditur mediat e Beogradit.

“Novi Magazin” dhe “B92” kanë bërë të ditur se Veselinoviq është duke shkuar në Kralevë ku do të merret në pyetje nga gjykatësi hetues.

Mediat më herët kanë shkruar se Zvonko Veselinoviq është marrë në Kosovë me kontrabandë dhe krim të organizuar.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs, ndërkaq ka thënë ditë më parës se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij, janë identifikuar si organizatorët dhe liderët e akteve të fundit të dhunës, që janë kryer kundër ushtarëve ndërkombëtarë të KFOR-it, te barrikadat në Jarinë dhe Jagnenicë.
XS
SM
MD
LG