Ndërlidhjet

Vriten pesë ushtarë të NATO-s në Afganistan


Misioni i NATO-s në Afganistan, ISAF, tha se pesë ushtarë janë vrarë nga një bombë e vendosur në rrugë në Afganistanin lindor.

ISAF nuk bëri të ditur identitetin kombëtar të viktimave që u vranë në provincën e Gaznit.

Por, një zëdhënës i talibanëve, që mori përgjegjësinë për sulmin, tha se viktimat janë polakë.

Polonia ka më shumë se 2 500 trupa në Afganistan dhe shumica nga ta janë të stacionuar në Gazni, në jugperëndim të Kabulit.
XS
SM
MD
LG