Ndërlidhjet

Media shtetërore: MIliona njerëz qajnë për "Liderin e Dashur"


Media shtetërore e Koresë Veriore tha se miliona njerëz kanë vërshuar që të shfaqin respektin për “Liderin e Dashur” Kim Xhong Ilin, për të cilin u bë e ditur se vdiq në moshën 69 vjeçare këtë të hënë.

Agjencia zyrtare e lajmeve tha se të paktën pesë milionë njerëz kanë vizituar statujat dhe portretet rreth kryeqytetit Phenian për të nderuar liderin e ndjerë- më shumë se një e pesta e popullsisë.

Njerëzit me pallto dimri janë parë duke dënesur në parkun e mbuluar me borë, dhe duke vënë lule për liderin e ndjerë.
XS
SM
MD
LG