Ndërlidhjet

Tre astronautë nisen në hapësirë


Raketa ruse Sojuz me tre astronautë është nisur për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Lansimi u bë nga qendra e hapësirës në Baikonur të Kazakistanit.

Në bord gjendet astronauti rus Oleg Kononenko, ai holandez Andre Kuipers dhe Don Petit nga SHBA-të.

Ata do t’i bashkohen komandantit amerikan të misionit Dan Burbank dhe rusëve Anton Shkaplerovit dhe Anatoli Ivanishinit, të cilët u larguan nga toka për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 21 nëntor.

Agjencia ruse e hapësirës Roscosmos tha se të gjashtë astronautët do të kryejnë hulumtime “standarde” dhe mirëmbajtje të stacionit.

Kononenko dhe Shkaplerov pritet të kryejnë një ecje në hapësirë në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG