Ndërlidhjet

Këshilli rus i të drejtave kundërshton vendimin për Kodorkovskin


Një Këshill rus për të drejtat e njeriut tha sot se prokurorët duhet të kërkojnë që të përmbyset dënimi i ish-manjatit të naftës, Mikail Kodorkovski.

Kodorkovski ishte burgosur pas arrestimit të tij në vitin 2003, nën akuzat, që shpesh janë parë si dënim për sfidimin e Vlladimir Putinit, i cili ishte president në atë kohë.

Dhjetorin e kaluar, një gjykatë e Moskës e kishte shpallur Kodorkovskin fajtor për shpërdorime në një rast të dytë, duke i shqiptuar dënimin me burg deri në vitin 2016..

Këshilli për të drejtat, përmes një raporti, vuri në dukje shkelje të dhunshme gjatë gjykimit të dytë të Kodorkovskit.

Këshilli ka kërkuar nga prokurori i përgjithshëm që të bëjë një peticion që kërkon anulimin e vendimit dhe që hetuesit ta rishqyrtojnë edhe një herë rastin.
XS
SM
MD
LG