Ndërlidhjet

Afganistani hapë shërbimin e parë të trenit


Afganistani ka hapur sot hekurudhën e parë. Zëvendës ministri i punëve publike, Nur Gul Mangal tha se një tren pa ngarkesa ka arritur në një stacion të ri të sapondërtuar, në pjesën veriore të qytetit Mazari Sharif.

Linja e re e hekurudhës është e faza e parë e planit ambicioz për të lidhur për herë të parë Afganistanin e ngujuar, me hekurudhat e fqinjëve.

Kjo hekurudhë hapë edhe rrugë të reja të tregtisë së mallrave ndërmjet Evropës dhe Azisë.

Afganistani asnjëherë nuk ka pasur një rrjet hekurudhor funksional, pavarësisht faktit se shumë projekte që filluan, edhe u braktisën.
XS
SM
MD
LG