Ndërlidhjet

Turqia paralajmëron tensione diplomatike me Francën


Ministri i jashtëm turk ka paralajmëruar për tensione diplomatike me Francën, nëse ligjvënësit francezë miratojnë një projektligj, që e bën krim mohimin se vrasja e armenëve nga Perandoria Osmane është gjenocid.

Ahmet Dautollu tha sot se ai i ka treguar homologut të tij, Allen Zhupe, përmes një telefonate, se nuk ka asnjë turk të njohur, që kur e viziton Francën e pranon se ka pasur gjenocid.

Dautollu tha se procedurat pasuese ligjore do të ndikonin jashtëzakonisht dhe seriozisht në marrëdhëniet mes vendeve.

Shtëpia e ulët e Parlamentit francez do të debatojë nesër rreth propozimit për ta ndëshkuar çdokënd që e mohon se vrasje e para më shumë se 90 vjetëve e armenëve ishte gjenocid.

Turqia refuzon përdorimin e fjalës gjenocid, për të përshkruar vrasjet.
XS
SM
MD
LG