Ndërlidhjet

Radio Evropa e Lirë projekton imazhin e Havelit


“Këtë javë, bota humbi një hero. Vaclav Havel, ishte kampion i atyre që s’kishin të drejtë vote, frymëzim për ata që synojnë lirinë dhe një mik i madh i Radios Evropa e Lirë”, ka thënë presidenti i Radios Evropa e Lirë, Stiv Korn.

Selia qendrore e kësaj radioje gjendet në Pragë të Çekisë.

Në shenjë nderimi për zotin Havel, Radio Evropa e Lirë ka projektuar imazhin e presidentit të parë çek në muret e jashtme të këtij institucioni.

“Në emër të gjithë familjes së Radios Evropa e Lirë, ngushëllojmë familjen e Havelit, popullin e Republikës Çeke dhe Sllovakisë, si dhe miliona njerëzit në mbarë botën, jeta e të cilëve është prekur dhe frymëzuar nga jeta e Vaclav Havelit”, ka thënë Korn.

Imazhi i projektuar i zotit Havel ka edhe një mbishkrim falënderimi në gjuhën çeke.
XS
SM
MD
LG