Ndërlidhjet

Shpërthime në Irak


Zyrtarët irakianë thonë se të paktën katër njerëz janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në një seri shpërthimesh që tronditën Bagdadin.

Policia dhe zyrtarët e spitalit thonë se personat që kanë ndërruar jetë ishin vrarë sot në një lagje në perëndim të Bagdadit, në kohën kur shpërthyen dy bomba.

Një shpërthim tjetër i zhurmshëm është dëgjuar edhe në lagjen Karrada të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG