Ndërlidhjet

Delegacioni i Ligës Arabe pritet të arrijë në Siri


Zyrtarë të Ligës Arabe pritet të arrijnë sot në Siri, për t’i përgatitur vëzhguesit për mbikëqyrjen e një plani arab për paqe.

Delegacioni i Ligës Arabe pritet të arrijnë një ditë pasi aktivistët e quajtën një prej ditëve më të përgjakshme në nëntë muajt e protestës kundër sundimit të Bashar al-Asadit.

Vëzhguesit sirianë për të drejta të njeriut kanë treguar se forcat siriane vranë 111 civilë dhe aktivistë gjatë ditës së djeshme.

Franca i cilësoi vrasjet si masakër të paparë, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se autoritetet siriane në mënyrë flagrante kanë shkelur zotimin e tyre për t’i dhënë fund dhunës.
XS
SM
MD
LG