Ndërlidhjet

Arrin në 40 numri i të vrarëve në Bagdad


Ministria e Shëndetësisë e Irakut ka njoftuar se të paktën 40 njerëz janë vrarë sot në Bagdad.

Më shumë se dhjetë shpërthime kanë ndodhur në kryeqytetin irakian, në atë që duket të jetë sulmi i parë i koordinuar që nga rritja e krizës ndërmjet fraksioneve politike sunite dhe shiite.

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, Ziad Tarik tha se të paktën 150 njerëz janë plagosur.

Ende nuk dihet se kush qëndron prapa shpërthimeve. Shumica e tyre, ndodhën në lagjet shiite.
XS
SM
MD
LG